Të rinjtë dhe rrjetet sociale – bullingu dhe cyberbullingu?!

Në UNT debati “Parandalimi i tendencave virale të rrezikshme të të rinjve”

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, sot u organizua panel diskutimi me temë ‘Parandalimi i tendencave virale të rrezikshme të të rinjve.

Fatmire Ajdari, sic njofton KlanM, përfaqësuese e “Megjashi” para të rinjve prezantoi përvojat e Ambasadës së parë të fëmijëve, në pjesën e keqpërdorimit tek fëmijët dhe të rinjtë në rrjetet sociale.

“Nëse bëjmë fjale para pandemisë kur të rinjve u aludohej që sa më pak të përdorin rrjetet sociale, gjatë kohës së pandemisë ato u bënë pjesë e pandashme dhe e kishin të patjetërsueshme t`i përdorin rrjetet sociale dhe kjo e rriti numrin e keqpërdorimeve dhe përderisa format e ndryshme të bullingut përfundojnë kur mbaron kontakti fizik ndërsa në Cyberbullying vazhdojnë gjatë 24 orëve dhe ndonjëherë mund të jenë edhe fatale”, deklaroi Fatmire Ajdari nga organizata “Megjashi”.

Të rinjtë të cilit morën pjesë në prezantimin, sic njofton KlanM, thanë se edhe pse vetë nuk kanë qenë pjesë e ndonjë keqpërdorimi apo bullingu në rrjetet sociale ato njohin dike që ka qenë i bullizuar ose që iu kanë keqpërdorë të dhënat personale.

“Mua nuk më ka ndodhe që me kërcënojë apo bullizoje por kam hasur edhe në internet edhe në shkollë që i ka ndodhe një gjë e tillë”, u shpreh Jasir Idrizi, nxênës në shkollë të mesme.

“Fatmirësisht nuk kam qenë viktimë e ndonjë bullizimi në rrjetet sociale por kemi dëgjuar se ndodhë e sidomos në rajonin si në Shqipëri, Kosovë sepse me teknologjinë janë edhe më të zhvilluar se ne e sidomos ato që nuk janë të informuar”, thotë Emir Bajrami, nxënës i shkollës së mesme.

Ndryshe, sic njofton KlanM, ky projekt do të zgjasë 36 muaj dhe Universiteti Nënë Tereza do të jetë partner në këtë Erasmus projekt nga i cili do të bëhen analiza dhe më pas do të përgatitët metodologji dhe trajnime se si të rinjtë të mbrohen nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale./KlanMacedonia

Gazetar: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share