Kryetari i komisionit zgjedhor të Rusisë ka komentuar raportet për vandalizëm dhe protesta në qendrat e votimit në të gjithë Rusinë.
Rusët po votojnë në zgjedhjet e para tre-ditore, që pritet t’i japin një mandat presidentit Vladimir Putinit.
Ella Pamfilova tha se ndërhyrja në zgjedhje mund të çojë në burgim deri në pesë vjet, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova.
“Sidomos për të gjithë të poshtër që janë gati të shkatërrojnë votat e njerëzve që erdhën dhe votuan për shkak të këtyre pjesëve të argjendta”, tha ajo, duke iu referuar raporteve të mediave shtetërore që thonë se shumë nga autorët e dyshuar kishin thënë se ishin paguar nga Ukraina për të shkaktuar probleme.
Pamfilova shtoi se policia kishte arrestuar të gjithë ata që deri më tani ishin përpjekur të prishnin fletët e votimit dhe se do të ndiqen penalisht.
“Kushdo tjetër që guxon, do të ndalohet”, deklaroi ajo.
Ndaj një gruaje është hapur një çështje penale, e cila ka hedhur ngjyrën jeshile në kutinë e votimit në tentativë për të dëmtuar fletët e votimit.
Është arrestuar edhe 21-vjeçarja e akuzuar për hedhjen e një kokteji molotov në një qendër votimi në Shën Petersburg.