PUNKTI PËR TË PASTREHË ME SOS LINJË TELEFONIKE
Zejno Veseloviqi, thotë se, që në moshën 18 vjeçare është në rrugë dhe i pastrehë. Për shkak të jetës së vështirë kishte bërë përpjekje qe t`i jep fund edhe jetës. Shenjat në trup e dëshmojnë këtë, raporton Klan M.
“Unë kam vite në rrugë, që në moshën 18-vjeçare, i prerë, i djegur, shiko, i sëmurë mendor, fle atje të godasin, fle atje të ndjekin” – Zejno Veseloviq, i pastrehë
-Përse i ke këto shenja?
I vura flakën vetes, vendosa të vdisja.
Zejno është ndihmuar nga koordinatorët e këtij punkti, angazhohet në punë, merr vakte ditore, por në mbrëmje, sic thotë vendstrehimi I tij është Ura buzë Vardarit. Ai ka një kërkesë.
Dua punë nga shteti. Ne vijmë këtu, nuk është problem, na japin ushqim, por gjumi është problem për ne, dimër e verë jemi në rrugë.
-Ku e bën gjumin?
Jashtë zotëri.
-Dhe ku fle jashtë?
Në rrugë ku të gjej, në ndonjë objekt kur hyjmë me përzënë nga aty, nëse vidhet ndonje gjë më ndjekin.
Në Punktin për të pastrehë në Momin Potok, aktivistët dhe vullnetarët janë vënë në dispozicion për të ndihmuar qytetarët dhe të pastrehët. Aktualisht sfida kryesore është ndihma gjatë valës së të nxehtit afrikan.
“Në punktin për të pa strehë para një muaji u hap edhe SOS linja telefonike ku në numrin 071/223-972 njerëzit human do të mund të paraqesin raste të personave të pa strehë të cilet në rrugë janë në gjendje jo të mirë shendetsore. Ekipet tona shkojnë në vend. Zakonisht këta persona janë me probleme psiko-fizike dhe nga kryqi i kuq ndihmohen me barna me ushqim, veshmbathje dhe me ujë në këto ditë të nxehta” – Dragana Lazarevska, koodinatore e punktit për të pastrehë
Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të pastrehëve në vendin tonë. Por, në Qendrën në Momin Potok janë të evidentuar mbi 600 persona, ku 90% e të pastrehëve janë burra ndërsa 10% gra. Nga Kryqi I Kuq thonë se pandemia ka dyfishuar numrin e të pastrehëve që kërkojnë ndihmë në këtë Qendër. /KlanMacedonia/