Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se të 20 jerë dyshohet se janë bllokuar në rrënojat në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, pasi raketat ruse Uragan goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe, duke e shembur ndërtesën, tha një zyrtar rajonal më 10 korrik.
Pesë persona u nxorrën nga rrënojat.
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të Donetsk tha se sulmi ndodhi vonë më 9 korrik në Chasiv Yar, një qytet me rreth 12,000 banorë.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës, tha se sulmi ishte “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të caktohet si “shteti sponsorizues i terrorizmit” si rezultat.
Sulme të shumta me raketa u raportuan gjithashtu në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, jo shumë larg kufirit rus.
Raketat, të lëshuara në orët e para të 10 korrikut, goditën një shkollë, një shtëpi private dhe një sanatorium për fëmijë, duke shkatërruar pjesërisht ndërtesat, tha zyra e prokurorit të Harkiv.
Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse sulmuan zonat pranë qytetit lindor të Slovianskut më 10 korrik, por u detyruan të tërhiqen.
Serhiy Hayday, guvernatori i rajonit lindor të Luhanskut tha se trupat ruse po mblidheshin në fshatin Bilohorivka, rreth 50 kilometra në lindje të Slovianskut.