Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Neshville në shtetin Tenesi të SHBA-së. Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua me vdekje nga Policia.
Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane Neshville, u tha gazetarëve se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë.
“Ne nuk e dimë identitetin e saj në këtë moment”, tha ai.
Vdekja e tre nxënësve u konstatua pasi arritën në Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell. Kështu tha John Hoëser, zëdhënës i spitalit.
Gjithashtu, edhe tre anëtarë të stafit të shkollës u vranë. Shkolla Covenant në Neshville u themelua në vitin 2001 dhe ka rreth 200 nxënës, sipas faqes së internetit të shkollës.