Të paktën 35 emigrantë janë mbytur pasi një varkë u përmbys pranë ishujve Kanarie

Të paktën 35 emigrantë, duke përfshirë një fëmijë, u mbytën sot kur anija e gomës që ata përdorën për të arritur në Ishujt Kanarie në Spanjë u përmbys, përcjell KlanM.

Nga aksidenti u shpëtuan 24 persona, në një operacion shpëtimi të drejtuar nga autoritetet marokene, i cili u krye në një distancë prej rreth 140 kilometrash në juglindje të ishullit Gran Canaria.

Shtohet se në anije në momentin e përmbysjes ndodheshin 59 persona, informon AMI.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share