Të paktën 100 të vdekur nga luftimet në Sudan

Në ditën e tretë të luftimeve në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, raportohet për shtëna masive me armë zjarri dhe shpërthime. Sipas asaj që shkruan BBC, të paktën 100 civilë mbetën të vrarë gjatë përplasjeve të dhunshme.

Luftimet vijnë si pasojë e një përplasjeje mes liderëve të ushtrisë së Sudanit dhe një grupi paramilitar rival. Të dielën palët mbajtën armëpushim të përkohshëm në mënyrë që lejohej evakuimi i të plagosurve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share