“Të ndëshkohet çdo lloj këlyshi…”, Rama: Neveri për këdo që më ka ngrënë pas shpine

Jo vetëm sot në mbledhjen e Asamblesë, por vazhdimisht gjatë deklaratave publike kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për punën e SPAK apo ndaj çdo organi të drejtësisë.

Ai theksoi sot se përgjegjësia e vetme morale e tij është “të mos lërë dy gurë bashkë”. Kjo e fundit sipas kreut të qeverisë, ka të bëjë me ndëshkimin e kujtdo që ka tradhtuar besimin e tij dhe të votuesve.

 

“Ata që ma vënë mikrofonin përpara dhe më thonë po mirë ky e tjetri bashkëpunëtor të tutë, po zotrote nuk ke një përgjegjësi të paktën morale në këtë mes?! S’kanë faj! Ma dëgjoni mirë këtë,  ju dhe socialistët që lëshojnë atë fjalën: Rama të lëshon, Rama s’të  mbron! Unë kam përgjegjësinë më të madhe, nuk është as të skuqem, as të kërkoj ndjesë e aq më pak të zbrapsem pse dikujt që i besoj një detyrë dhe e mbështes në këtë front, i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin e stërgjyrshërve dhe bebave të këtij vendi.

Të cilin pastaj sipas atij mësimit të mbrapshtë historik që qarkullon në atë formën që thashë, pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS si maskë për të  vjedhur, ne të tjerët u dashka për ta përdorur si letër higjienike për t’ja fshirë bajgat e korrupsionit me dorën e partisë. Jo, jo dhe joi! Përgjegjësia ime morale është të mos lë dy gurë bashkë brenda kësaj familjeje politike dhe jashtë saj, për ta ndëshkuar çdo lloj këlyshi të atij sojit të vjetër politik, pavarësisht ngjyrës. S’kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë, kushdo që më ka ngrënë mua pas shpine, këtë parti dhe një popull të tërë që na ka dhënë votën, jo që s’më shkon mendja të mbaj dhe baltën e kujtdo mes nesh, që fjalët e mia të stërpërsëritura sa në parti e qeveri, apo nëpër takime kokë më kokë…”, deklaroi Kryeministri.

Teksa iu drejtua bashkëpunëtorëve të tij aktualë, ai tha se përpiqet vazhdimisht “t’ua mbajë kokën lart”.

“Jo vetëm që s’më vjen të ndalem dhe të shoh ndonjë ditë në këtë rrugë pa kthim si një njeri që jeton për punën, jo me paratë e djersën e vjedhur nga të tjerët. Më vjen aq mirë sa nuk i vë dot faj askujt që mbase edhe nuk e imagjinon dot, kur dhe nëse organet e drejtësisë e fshijnë nga rruga jonë e përbashkët cilindo që ka qenë me mua në takimet me njerëz, që më pas ka vjedhur pas shpinës time djersëne  enjerëëvze hipur kalapiq mbi supet e qeverisë. Unë do ua njoh gjithë jetën borxhin dhe mbështetjen që më keni dhënë për qëllimet e përbashkëta, është një borxh që se harroj asnjëherë, të jeni të sigurt! Përpiqem për t’ua mbajtur kokën lart, qoftë brenda vendit, ju kam udhëhequr në 8 fitore, qoftë dhe jashtë vendit”, tha Rama./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share