Të ndarë në Angli, ribashkohen në Love Island Albania! Çfarë ka ndodhur mes Denisit dhe Xhesikës

Mbrëmjen e djeshme një ‘bombshell’ e re u fut në vilën e dashurisë, ajo quhet Xhesika dhe jeton në Londër. Interesant është fakti që Xhesika ka qenë në një lidhje dashurie me Denisin, djalin që u bë pjesë e Love Island Albania disa ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme drejtuesja e programit, Luana Vjollca i kërkoi Denisit që ta merrte vajzën e re të vilës së dashurisë dhe ta sillte te ishullorët e tjerë. Ajo që shkaktoi shumë të qeshura në publik, ishte fakti që Denisi bëri sikur nuk e njohu Xhesikën, madje ai edhe u prezantua.

Denisi u shpreh: E ndjeva Luana që kur më the që të dal ta marrë, por po bëja dhe unë pak të vështirin.

Ndërkohë që nuk munguan edhe reagimet e ishullorëve të tjerë, Xhoana u shpreh: Unë mendoj se Xhesikën do ta paralizojnë shumë kjo gjë.

Po ashtu djemtë u shprehën: Kësaj i thonë të ngacmojnë ishin me të vërtet.

Luana më tej shpjegoi se Xhesika dhe Denisi kanë aplikuar në Love Island Albania në të njëjtën kohë dhe sipas saj ka qenë periudha e ndarjes së tyre.

Xhesika më tej tregoi edhe arsyen  e ndarjes së tyre: “Denisi nuk kishte kohë të më përkushtohej mua pasi do t’i përkushtohej masterit. Masteri e kishte pas emrin Love Island dhe unë thashë po e bëj dhe unë jam që jam.”

Ndër të tjera Denisi ka sqaruar se lidhja e tyre ka zgjatur 8 muaj dhe se kanë kaluar shumë kohë bashkë. A do të vazhdoj lidhja e tyre brenda Love Island Albania? Ndiqni episodet ditore të Love Island Abania që transmetohen çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share