Ndeshja e e anulauar nga java e parë e sezonit të 2022/2023, ndërmejt Tikveshit dhe Shkupit, shkaku i obligimeve të skuadrës nga Çairi në garat evropiane, do të zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 16:00, në stadiumin e qytetit në Kavadar.
Skuadra e Tikveshit deri në këtë pjesë të kampionatit ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka shënuar një fitore, një barazim dhe tre humbje duke grumbulluar vetëm katër pike. Nga ana tjetër ekipi nga Çairi, FC Shkupi ka zhvilluar vetëm katër ndeshje dhe dy fitore, një barazim dhe një disfatë duke grumbulluar 7 pikë.
FC Shkupi në Kavadar do udhëton pa sulmuesin Sunday Adetunji, i cili në ndeshjen kundër Bregallnicës në Shtip u ndëshkua me kartonë të kuq.
/KlanMacedonia/