Të lindësh me këmishë është një nga shprehjet që përdorim shpesh. Kuptimin e vërtetë ia jep kjo video që po paraqesim përpara jush sot.
Një grua ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident. Ajo ishte duke ecur normalisht tek vijat e bardha kur dy makina u përplasën. Ajo e pa veten në mes të dy mjeteve, ndërsa fatmirësisht asnjë prej tyre nuk e preku.
Një prej mjeteve kaloi në korsinë tjetër dhe u përplas me një autobus. Nga ngjarja nuk kanë mbetur persona të lënduar rëndë.
Nga pamjet duket që gruaja është trembur shumë dhe qan. Pranë saj shkojnë kalimtarë derisa vijnë ambulanca dhe policia./tvklan.al