Kryeministri Kovaçevski duhet të konsultohet me bashkëpartiakët e tij e sidomos me ish kreun e partisë, Zoran Zaev me qëëlim që ta kuptojë më lehtë se nëse do t’i duhen votat e Lëvizjes Besa, duhet ta marrë në konsideratë edhe kërkesën e kësaj partie për heqjen e “20 përqindëshit” ofendues për gjuhën shqipe në Kushtetutë. Ky ishte konstatimi i Bilall Kasamit në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.
“Jorastësisht, formalisht kemi dorëzuar kërkesë para komisionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, që ’20 përqindëshi’ të zëvendësohet me gjuhën shqipe. Dhe, gjithashtu ne kemi deklaruar qartë që nuk kërkojmë nga qeveria që të na sigurojë shumicën e 80 deputetëve, por ne kemi kërkuar që qeveria përderisa kërkon dhe nëse do i duhet vota e deputetëve të Lëvizjes Besa, aëtherë duhet të na respektojë”, tha mes tjerash Bilall Kasami./KlanMacedonia