THIRRJE PËR PROTESTA TË STUDENTËVE
Të hënën do të protestojnë edhe studentët. Revolta vjen për shkak të bursave të papaguara. Para Ministrisë së Arsimit do të kërkohen përgjigje, se krahas premtimeve ende nuk I kanë marrë bursat.
Kuvendi Universitar Studentor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, sic njofton përmes një komunikate, bashkw me Kuvendet studentore të Fakulteteve dhe me mbështetje të Kuvendeve universitare studentore të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Universitetit “Nënë Tereza”, Universitetit FON dhe Kolegjit Amerikan, të hënën në ora 14.00 do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit.
Studentët, sic thuhet në komunikatë, do ta shprehin revoltën për disa kërkesa;
“Nevoja për efikasitet më të madh të institucionit, pagesa jo në kohë e bursave të vazhduara studentore, pagesa me vonesë e vauçerëve për transport, vonesat me pagesat pas arritjes së marrëveshjeve për pagesë retroaktive të bursave, problemet me masën shujta e subvencionuar studentore, mosrespektimi i afateve dhe koordinimi midis departamenteve në institucionin” – thonë nga Kuvendi Universitar Studentor – SHKM.
Kohë me parë nga Ministria e Arsimit kanë njoftuar se problemi me bursat paraqitet ku ka të dhëna të gabuara për një pjesë të prindërve dhe se nevojitet kohë për përditësimin e tyre, Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit kishte deklaruar se atje ku nuk paraqiten probleme pagesa bëhet gradualisht, ashtu sic mbërrijnë dokumentet duke u zotuar se të gjithë që kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë do t`i marrin mjetet. /tvklan.mk/