Të gjithë sytë nga Broja/ Sipas “The Athletic”, sulmuesi kuqezi ka shancin që të tregojë vlerat në fushë

Kjo është mundësia të cilën Armando Broja e ka pritur dhe që duhet ta shfrytëzojë.

Me Nicolas Jackson që është bashkuar me skuadrën e Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës, sulmuesi kuqezi është i vetmi nr 9 që trajneri Mauricio Poçetino ka në dispozicion.

Nëse Senegali shkon në finale më 11 Shkurt, siç shpresojnë, dhe Chelsea mund Preston North End në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup të shtunën, atëherë sulmuesi mund të humbasë deri në tetë ndeshje të Chelsea.

E detyra për të shënuar do t’i ngelet Brojës.

Në pesë muaj, Broja e ka nisur 5 herë si titullar, e ka nëntë paraqitje të tjera si zëvendësues. Ai ka luajtur 448 minuta në total.

Sfida e vetme ku ka luajtur më shumë, 67 minuta, është humbja 2-0 ndaj Everton.

Pas dëmtimit të gjurit në Dhjetor të 2022, Broja u kthye vetëm në Shtator.

Mungesa në turin parasezonal, ajo e miqësoreve të ekipit të 21-vjeçarëve dhe minutat e pakta, kanë ndikuar në mosshënimin e golave të sulmuesi kuqezi, shkruan “The Atheltic.

Për 22-vjeçarin tani është mundësia që të rigjejë ritmin, e të ketë hapësirën e nevojshme për të luajtur në seri ndeshjesh, që të mund të shënojë e të forcohet psikologjikisht.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share