Të gjithë kundër Kurtit, Gjermania: Nuk do lejojmë të hidhen poshtë arritjet

Deklaratave të forta të SHBA-së dhe BE-së kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës në veri të vendit iu është bashkuar Gjermania. I dërguari i posaçëm i Berlinit, Manuel Sarrazin, mbërriti me urgjencë në Prishtinë pas tensioneve të krijuara të premten, duke takuar komandantin e KFOR-it dhe kryeministrin Kurti.

Ai udhëtoi edhe drejt Mitrovicës ku ishte i ashpër me Kosovën duke thënë se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejojë që të hidhen poshtë arritjet e marrëveshjes së Ohrit.

Edhe NATO ka kërkuar çtensionimin e menjëhershëm të situatës në veri. Por pavarësisht apelit të SHBA dhe BE, kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet duke u shprehur se i kupton shqetësimet e ndërkombëtarëve, por nuk ka opsion tjetër përveç përmbushjes së detyrimeve.

Të shtunën situata në tri komunat veriore ishte e qetë. Në Leposaviç ka shkuar në vendin e tij të punës kryetari i ri, i cili ka pritur ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla. Ndërsa kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit nuk kanë shkuar në zyrë pasi kanë deklaruar se është ditë pushimi.

“Flamuri i Kosovës është vendosur edhe në objektin e komunës së Zveçanit ndërsa janë hequr ata të Serbisë dhe UNMIK-ut. Policia po kujdeset për sigurinë këtu”, raportoi gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.

Nisur nga kjo situatë, Lista Serbe i ka kërkuar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciç ndërprerjen e dialogut.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share