Të gjithë “Boeing-ët” në tokë! SHBA ndalon fluturimet e avionëve prej problemeve me dyert

Autoriteti rregullator i transportit ajror civil në Shtetet e Bashkuara pezulloi pa afat fluturimet e avionëve Boeing 737 Max 9. Vendimi erdhi pas problemeve që shfaqën disa avionë me dyert e emergjencës.

Rasti më i rëndë ishte ai i të Premtes së kaluar kur një avioni të këtij modeli të shoqërisë ajrore Alaska Airlines i ra porta e emergjencës pak minuta pas ngritjes në fluturim. Për fat më mirë, asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua dhe avioni kreu ulje emergjence në aeroportin nga u ngrit.

Inspektimet e kompanisë dhe të autoriteteve konstatuan probleme me mbërthimin e bulonave të portave të emergjencës edhe në avionë të këtij modeli që përdoren nga linja të tjera ajrore amerikane.

Sekretari i shtetit për Transportet Pete Buttigieg tha se avionët do të rikthehen në punë, vetëm kur siguria të jetë 100%. Vetëm në Shtetet e Bashkuara janë 171 mjete fluturuese të këtij lloji.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share