Të gjitha rrugët të çojnë në Ulqin, mbahet manifestimi sportiv “Botërori Ulqinak i Miqësisë”

Gjithçka është gati për një manifestim të madh sportiv Botërori Ulqinak i Miqësisë”, të gjitha rrugët sportive të çojnë në Ulqin.

Ulqini nga data 25 deri më 29 Nëntor është nikoqire e manifestimit të madh sportiv “Botërori Ulqinak i Miqësisë”, që organizohet nga ulqinakët, ndërkaq ideator i gjithë këtij manifestimi është Pavle Pepdjonoviq, një ambasador i vërtet i sportit në regjion. Me këtë rast, i gjithë qyteti i Ulqinit dhe ulqinakët prej disa ditësh janë në këmbë që legjendat e sportit të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Pavle Pepgjonoviq i cili është njeriu më i angazhuar për këtë Botërorë të Miqësisë, por asnjëherë nuk ka përmend veten e tij si organizator por thotë se “Janë ulqinakët ata të cilët organizojnë pritjen e legjendave të sportit nga  rajoni”.

Manifestimi pa dyshim se ka përkrahjen e pamohueshme të të gjithë qytetarëve, Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, si dhe të gjithë pronarët e objekteve hoteliere, restoranteve, klubet sportive, komunitetet fetare, shkollat dhe diaspora

Këto  ditë po bëhen përgatitjet e fundit për pritjen e legjendave të sportit nga i gjithë rajoni,   disa  nga ata  tani më kanë arritur në Ulqin, ndersa të tjerët do të arrinë ditëve në vijim. Ndërkaq  praninë e vet në këtë manifestim sportib kanë konfirmuar Dejan Savićević, Zvonimir Boban, Ljubomir Radanović, Ivan Gudelj, Faruk Hadžibegić, Davor Jozić, Ivan Klasniq, Miodrag Kustudiq, Nikica Cukrov, Mehmed Bazhdarević, Ivan Çrislović , Ranko Stojiq, Rade Zalad, Milosh Bursaç, Milosh Xhelmash, Mirsad Fazlagiq, Fuad Muzuroviq, Husref Musemiq, Dragi Kanatlarovski, Vanço Balevski, Koço Dimitrovski, Elvir Boliç, Stanislav Karasi, Jovica Nikoliç Dušmirići, Redžići V. Rizah Mešković, Vladan Radaça Ferhatovic, Milosh Gjurković, Dragan Shkrba, Josip Çiliç, Bane Berjan, Edin Çuric, Fahrudin Omeroviq, Dragi Setinov, Dragisha Biniq, Milan Radoviq, Zoran Bojoviq, Zoran Çapljiq, Nikolla Nikiq, Merse Kovaçeviq, Senad Merdanoviq, Zlatko Krmpotiq, Enver Haxhiabdiq, Neshat Zhavelli,  Rudi Vata, Sulejman Demollari, Mili Haxhiabdiq, Dushan Simiq, Miodrag Zhivaljeviq, Velibor Pudar, Predrag Juriq, Brajan Neneziq, Anto Drobnjak, Mirko Vuçmediq, Bodan Turudija, Ivan Tankoviq, Zoran Batrović, Branislav Gjukanoviq Damir Çakar, Sanibal Orahovac, Branislav Milaçiq, Sasha Petroviq, Grof Bozhoviq, Sasha Medin, Mishko Mojoviq, Slavoljub Bubanja, Zheljko Janoviçek, Dragoljub, Delibashiq…

Gjithashtu  pjesëmarrës do të jenë edhe fitues të medaljebve Olimpiketë cilët do të vendosen në fshatin Olimpik si Shaban Tërstena, Zoran Moka Slavniq, Svetlana Kitiq, Mirko Viçeviq, Veselin Xhuho, Mirko Puzoviq, Jasmin Mrkonja, Anto Josipoviq, Igor Boraska, Ivica Tucak, Goran Xhukanac  ish   refer të futbollit  dhe  gazetar të njohur  nga  rajoni  në mesin e të cilëve  edhe Shaban Sinani i TV kombëtar

Sipas agjendës të organizatorit ditën e parë (të shtunë) të “Botërori Ulqinak i Miqësisë”,  është pritja  dhe akomodimi i të ftuarve.  Ditën e dytë do të organizohet një ceremoni festive në sheshin pranë Plazhit tsë Vogël , ku do të bëhet prezantimi i mysafirë dhe një program i pasur kulturo artistik , me ushqim dhe pije falas. Gjithashtu, të dielën është planifikuar një shëtitje në qytetin e vjetër të Ulqinit, ku mysafirët do të kenë mundësinë të provojnë kuzhinën të këtij rajoni, ndërsa për mbrëmjen është planifikuar një darkë gala.

Në ditën e tretë është paraparë të zhvillohet një ndeshje futbolli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share