Shqipëria do të njohë kundërshtarët e saj
Këtë të enjte më 8 Shkurt 2024 në Paris, Shqipëria do të njohë rivalët për në garën për Ligën e Kombeve për edicionin 2024-2025.
Kombëtarja bën pjesë në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.
Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila.
Kuqezinjtë mund të kenë rivalë si Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.
Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje duke nisur me dy ndeshje në shtator dy në tetor dhe dy në nëntor.
Kompeticioni i Nations League ka nisur në sezonin 2018-2019, dhe ky i sivjetshmi është edicioni i katërt. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C. Objektivi për këtë vit është kalimi në Ligën A.
Tv Klan