Vetëm një javë para fillimit të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor, sezoni 2023/2024, të gjitha ekipet janë duke i zhvilluar përgatitjet finale ashtu sa kanë mundësi.
Skuadra tetovare testin e fundit kontrolluese para ndeshjes hapëse të sezonit të, do ta zhvillon të dielën kundër anëtarit në Ligën e dytë ekipin e Arsimit të Çegranit. Kjo ndeshje është një mundësi e mire për dy trajnerët e ekipeve Ardian Nuhiun e Shkëndijës dhe Vildan Saliun e Arsimit për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth formacionit që do të mbajnë barrën më të madhe në sezonin e ri të në Ligën e pare gjegjësisht në atë të dytën.
Kujtojmë se ekipi kuqezi në ndeshjen e pare të kampionatit të ri në Ligën e pare, është mysafire e ekipit debutues në elitën e futbollit Voska Sport në Ohër
Ndeshja kontrolluese Shkëndija p Arsimi i Çegranit do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:30, në stadiumin e qytetit në Tetovë. /KlanMacedonia/