Të dielën në Durrës fillon edicioni i 18-të “Vllaznimi Cup 2023”

Me  moton “Të ndryshëm port ë barabartë” Shoqata Vllaznimi nga  Durrësi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare Futbollit nga data 25 qershor e deri më 5 korrik, organizon edicionin e 18-të Turneu Nderkombetar futbollit për grup-moshat nga U-9 e deri më U-17, dhe për vajzat pa kufi moshe.

Turneu  tradicional  Vllaznimi Cup 2023” në Durrës edhe  kësaj  radhe  do të tubon mbi 70 ekipe nga rajoni dhe jo vetëm pasi kësaj radhe do të përfaqësohet edhe me ekipe nga Turqia, Italia dhe vende të ndryshme.

 

Kryetari I Shoqatës Vllaznimi, Idriz Gashi, deklaroi “Çdo gjë është gatshme për një fillim spektkolar  të edicionit të 18-të Turneu ndërkombëtar i  futbollit pë grup-moshat e reja. Durrësi për 10 ditë do tëtë kryeqiteti i fëmijëve nga gjithë ballkani dhe  jo vetëm, andaj motoja mbetet Të ndryshëm port ë barabartë” tha ai

Sipas  organizatorit  shorti për pjesën e parë të turneut do të hidhet të dielën në orën  17:00, për grup-moshat u-9, u-11 dhe u-13.

Kujtojmë se të gjitha ekipet pjesëmarrëse krahas aktiviteteve sportive (ndeshjeve tëfutbollit) do të kenë raste  të marrin pjesë edhe në aktivitete  tjera  kuturore- sportive.  /KlnMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share