Të dielën ndeshje kontrolluese në Kavadar, takohen Tikveshi – Shkëndija

Pas aventurës jo të suksesshme në garat Evropiane, skuadra e Shkëndijës është kthyer seancave të rregullta stërvitore në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri 2024/2025 në Ligën e Parë të futbollit vendor. Krahas seancave të rregullta stërvitore ekipi do të zhvillon edhe një ndeshje kontrolluese kësaj radhe kundër ekipit të Tikveshit në Kavadar që mund të jetë edhe fundit para fillimit të kampionatit të ri.

Ndeshja Tikveshi – Shkëndija është caktuar të zhvillohet ditën e diel, në stadiumin e qytetit në Kavadar me fillim në ora 17:30.

Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për stafin teknik që drejtohet nga Jeton Beqiri që të testojnë lojtarët dhe potencialin e ekipit para startit të sezonit të ri./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share