Ora verore do të kthehet të dielën e fundit të marsit, pra më 26 mars 2023. Konkretisht, në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës së datës 26 mars, ora do të ndryshojë dhe të gjithë do të humbasin një orë gjumë, pasi akrepat e orës do të lëvizë një orë përpara, duke treguar 04:00.
Vihet re se në Bashkimin Evropian është ngrirë çështja e heqjes së masës së ndryshimit të orës dhe kalimit mes orës dimërore dhe verore dhe anasjelltas.
Ndryshimet do të ndodhnin deri në vitin 2021, por debati se kush ishte përgjegjës arriti në një ngërç pak para goditjes së pandemisë COVID-19. Brexit gjithashtu e ndërlikoi çështjen me mundësinë e periudhave të ndryshme në Republikën e Irlandës dhe Irlandën e Veriut të sunduar nga Britania.