58 KANDIDATË KANË DHËNË PPROVIMIN NË AKADEMINË “PAVEL SHATEV”
Gjyqësori do të ripërtrihet me kuadro të rinj. 58 kandidatë kanë dhënë provimin përfundimtar në Akademinë për gjykatës dhe Prokuror publik. Nga 58 kandidatët, 30 kanë dhënë provimin për gjykatës kurse 28 për prokuror publik. Në këtë listë vërehen emra të familjarëve të afërt të funksionarëve, gjykatësve dhe prokururorëve aktual dhe të dikurshëm.
Thuajse 18% e kandidatëve që kanë dhënë provimin për gjykatës apo prokurorë të ardhshëm, sic percjell Klanm, janë djem, vajza, bashkëshorte të politikanëve aktual dhe të gjykatësve dhe prokurorëve aktual e të dikurshëm. Këtë e tregon rang-lista e publikuar e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”.
Gjykatës ose Prokuror I ardhshëm do të jetë edhe Barlet Xhaferi, djali I Kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Në këtë listë, sic njofton KlanM, gjendet edhe Biljana Ivanova, e reja e Cvetanka Ivanovës – sekretare e përgjithshme e kuvendit, por edhe Simona Mucunski – Bubevska, bashkëshortja e Kryebashkiakut të Aerodromit, Timço Mucunski.
Më shumë në numër janë bijat, bijtë dhe bashkëshortet e prokurorëve aktual e të dikurshëm. Spikat emri i Albulena Abazit – bashkëshortes së Islam Abazit – Prokurorit të ri për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, I cili u tërhoq nga Këshilli Drejtues I Akademisë, për konflikt interesi.
Provimin me sukses, sic njofton KlanM, e ka kaluar edhe Biljana Smaqoska – bija e Gordana Smaqoskës, Prokurore që ndiqte krimin e organizuar. Në listë është edhe Dragan Josifovski, biri I Elizabeta Josifovkës – ish-prokurore në PSP.
Edhe gjykatësit do të kenë trashëgimtarët e tyre në sistemin gjyqësor. Sic njofton KlanM, spikasin emrat e Kiril Georgievit, të birit të Gjykatësit të Supremes, Naqe Georgiev, më pas Zoran Zdravev I biri I Kiro Zdravevit -ish-Kryetarit të Këshillit Gjyqësor si dhe Ilir Jakupi – I biri I Subhi Jakupit ish-anëtarit të KSHZ-së dhe gjykatës aktual në Gjykatën e Lartë Administrative.