Taylor Swift thotë se kurrë nuk ka qenë më e lumtur se këto ditë

Këngëtarja Taylor Swift ka treguar për gjendjen emocionale të saj, në njërin prej koncerteve të saj të turit “Eras Tour”.

Ajo, të shtunën në “Gillette Stadium” në Foxborough, ka deklaruar se dëshiron t’i falënderojë adhuruesit e saj për mbështetjen që i kanë dhënë për të gjitha vitet e karrierës së saj.

“Unë kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur në jetën time në të gjitha aspektet e jetës sime”.

“Dhe dua vetëm t’ju falënderoj që jeni pjesë e kësaj. Nuk është thjesht një turne, thjesht ndihem sikur jeta ime më në fund sikur ka kuptim”, deklaroi Swift, shkruan People.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share