Ylli i pop-it, njofton turneun e parë në SHBA në 5 vjet
Ylli botëror i popit Taylor Swift njoftoi se ajo po fillonte një turne për herë të parë në pesë vjet, me disa data koncertesh në SHBA të konfirmuara për vitin 2023 dhe ndalesat ndërkombëtare që do të zbulohen më vonë.
Këngëtarja dhe kantautorja 32-vjeçare amerikane publikoi albumin e saj të 10-të në studio “Midnights” më 21 tetor, dhe të martën popullariteti i tij në rritje e bëri atë artisten e parë që fitoi të 10 vendet e para në Billboard 100 ne klasifikim.
Turneu i saj i vitit 2023 do të shfaqë albumin e ri si dhe do të jetë një retrospektivë e karrierës së saj të ngjeshur dhe me histori. Në një postim në Instagram, Swift tha se turneu – i quajtur “The Eras Tour” ,është “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës sime ,e kaluara dhe e tashmja!.
Datat e koncertit në SHBA zgjasin nga marsi deri në gusht 2023 dhe shfaqjet do të zhvillohen në stadiume ose afër qyteteve të mëdha si Bostoni, Nju Jorku, Los Anxhelos dhe Çikago.
“Mezi pres të shoh fytyrat tuaja të mrekullueshme atje. Ka kaluar shumë kohë,” shkroi Swift.
Turneu i fundit i Swift-it në stadium ishte në vitin 2018, për të promovuar albumin e saj “Reputation”. Artistët që do marin pjesë në “The Wras Tour” janë Paramore, Phoebe Bridgers, Girl in Red, MUNA, Haim, Gracie Abrams, Gayle dhe Owenn.
Klan News