Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për dëmet e uraganeve Helene dhe Milton

Plot 5 milionë dollarë ka dhuruar Taylor Swift për të ndihmuar të prekurit nga uruganet Helene dhe Milton.

Pa e marrë veten ende nga Helene, uragani Milton ka pushtuar një pjesë të Amerikës. 2 milionë familje dhe biznese janë evakuuar. Të tjerë, të mbetur në zonat me rrezikshmëri të lartë, si Florida, kanë humbur jetën. Është akoma e pamundur të bëhet bilanci i viktimave dhe dëmeve.

Ndaj gjesti i Taylor Swift është cilësuar si mjat bujar. Claire Babineaux-Fontenot, e cila drejton organizatën jofitimprurëse Feeding America, tha se “do të ndihmojë komunitetet të rindërtohen dhe të rimëkëmben, duke ofruar ushqim, ujë të pijshëm dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share