”Target Fortesa” ende pa epilog gjyqësor

BESIMI NË GJYQËSOR NË NIVELIN MË TË ULËT

Lëmda Target Fortesa dhe Trezor ende nuk kanë asnjë epilog gjyqësor. Gjykata e Apelit në Shkup pret të shohë se si do të vendosë Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut lidhur me paditë e Mijalkovit dhe të pandehurve të tjerë.

Edhe pse njoftuan se lënda për përgjimin e paligjshëm masiv “Target-Fortesa” në të cilën Sasho Mijalkov mori 12 vjet burg dhe “Trezor” për pajisjet britanike të blera në mënyrë të paligjshme ku u dënua me 8 vjet, që pesë gjyqtarët e Apelit do t’i gjykojnë në apel para pushimeve verore, deri më sot nuk ka asnjë vendim për asnjërin prej tyre.

Gjykata e Apelit në Shkup pret se si do të vendosë Gjykata Evropiane për të drejtat dhe lirit e njeriut lidhur me paditë e Mijalkovit dhe të pandehurve të tjerë në “Target-Fortesa” dhe në “Trezor” të cilat bazohen në amnistinë e Ivanovit, dhe pastaj do të marrë të njëjtat vendime.

Nga të gjitha njoftime e bëra për publikimin e afërt të aktgjykimeve, Gjykata Evropiane nuk ka shapllur absolutisht asgjë në ueb faqen e saj ndërsa për SDK është përgjigjur se nuk ka afat kohor të caktuar se kur duhet të jepen gjykimet për këto raste.

Gjyqi për lëndën “Target-Fortesa” filloi në vjeshtën e vitit 2018.Vetëm në mars të vitit 2022 u mbajtë seanca publike në Gjykatën e Apelit pas ankesave të parashtruara nga të pandehurit, gjegjësisht të dënuarit në shkallë të parë në këtë lëndë themelore të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti “Target-Fortesa” ishte një nga rastet më të rëndësishme të PSP-së.

Ndërsa në aktakuzë PSP theksoi  se në mënyrë direkte dhe indirekte me përgjim janë përfshirë rreth 20 mijë qytetarë,ndërsa në menyrë të paligjëshme janë monitoruar 4286 numra telefoni për të cilët nuk është lëshuar asnjë vendim gjyqësor. Por megjithatë nga PSP thonë se  komunikimi mbetet njejtë I monitoruar si para ashtu edhe pas skadimit të urdhrave të gjykatës. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share