Taravari: VLEN përgatit Ligjin për përfaqësim të drejtë – Javën e ardhshme debat publik! “Balancuesi” nuk ka funksionuar në mënyrë efikase”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se koalicioni VLEN përgatit Ligjin për përfaqësim të drejtë, që javën e ardhshme do të jetë temë e debatit publik.

Ai ka deklaruar se ekziston nevoja për ligj të ri, për shkak se, sic tha, mekanizmi aktual I njohur si “balancuesi” nuk ka funksionuar në mënyrë efikase.

ARBEN TARAVARI – VLEN

“Vlen” po përgatit një ligj të ri, i cili shpresoj që javën e ardhshme do të jetë në debat publik. Do të jemi në koordinim me partnerët në koalicion. Nga të gjitha anët është konstatuar se “balancuesi” nuk funksiononte si duhej. Kemi nevojë për debat publik dhe sinkronizim, sepse përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe sa herë që diçka është kategori kushtetuese duhet të ketë edhe ligj”

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese miratoi vendimin për shfuqizimin e mekanizmit për punësime sipas përkatësisë etnike.

Reaguan nga BDI-ja duke pohuar se një vendim I këtillë paraqet goditje ndaj Kushtetuës së vendit, se nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe se vendi kthehet para vitit 2001.

Nga Gjykata Kushtetuese thanë se vendimi I tyre është juridik dhe se nuk ka prapavijë politike. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share