Taravari: VLEN i vetmi opsion shqiptar më 8 maj, ndryshimi po vjen

Arben Taravari në prezantimin e programit zgjedhor të VLEN-it, tha se ky program vlen si me njerëz ashtu edhe me program.

Taravari theksoi se Kushtetuta aktuale ka mangësi dhe nuk përfaqëson realitetin në vend.

“Ne kemi bindjen se Kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe në shumë pjesë të saj nuk i përfaqëson realitetet e sotme politike, sociale dhe etnike në vend”, u shpreh Taravari.

Taravari shtoi se ndryshimi është i domosdoshëm, ndërsa bashkë me ndryshimin duhet të ndryshohet Kushtetuta për të filluar negociatat me BE-në.

“Do të nisim debat të madh dhe do të ndërtojmë konsensus për Kushtetutë të re, më demokratike dhe më moderne, e cila do të ridefinojë vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë”, tha Taravari.

Në fund Taravari theksoi se më 8 maj në zgjedhje ka vetëm një opsion shqiptar dhe ai është koalicioni VLEN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share