‘I BINDUR SE DO TË GJENDET ZGJIDHJE PËR AMENDAMENTET KUSHTETUESE’
Për Arben Taravarin koalivioni Vlen është garanca e vetme për të ardhmen Evropiane të vendit. Taravari shprehet i bindur se do të gjendet një zgjidhje për amendametet kushtetuese.
Lideri i ASH Arben Taravari në një intervistë për Kanal 5 theksoi se koalicioni VLEN është garancia më e mirë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e saj evropiane. Sipas Taravarit, në deklaratën e parë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it janë tre pika – rruga evropiane, zhvillimi i shpejtë ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit.
“Unë garantoj se do të ketë modalitete që do të jenë të pranueshme për të dyja palët. Jam shumë i sigurt edhe për Shkupin edhe për Sofjen, por kryeministri i ardhshëm me siguri do të thotë se cilat janë opsionet. Megjithatë, po ju them, po punohet intensivisht”, tha Taravari.
Taravari i bindur se do të gjendet zgjidhje për amendamentet kushtetuese.
Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje. Do të kemi ndihmë nga organizatat joqeveritare dhe nga njerëzit që duan të ndihmojnë Maqedoninë, të gjitha për të lëvizur dhe për të filluar negociatat, sepse është për të mirën e qytetarëve. Numrat këtu tani janë 80, na duhet vetëm një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për Bullgarinë dhe Maqedoninë dhe problemi mund të zgjidhet menjëherë. Jam optimist që më në fund Shqipëria dhe Maqedonia do të vazhdojnë së bashku dhe do të nisin negociatat”, tha Taravari.
Taravari uroi që BDI të jetë një opozitë konstruktive dhe të bëjë një tranzicion paqësor.