Taravari uron ditën ndërkombëtare të komunitetit rom: Gostivari është qyteti i vetëm në botë ku valëvitet flamuri rom

Kandidati për President nga radhët e VLEN Arben Taravari uron ditën ndërkombëtare për komunitetin rom. Ky komunitet është pjesë e rëndësishme e shoqërisë në Maqedoni të Veriut. Komuna e Gostivarit njihet si komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom.

“Sot është dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Komuna e Gostivarit është Komuna e vetme në botë ku valëvitet flamuri rom. Të gjithë pjesëtarëve të këtij komunitetit iu uroj festa të këndshme dhe të mira”, – uron Arben Taravari për ditën ndërkombëtare të komunitetit rom.

Urimi i Arben Taravarit për komunitetin rom dhe mbështetja që ka treguar me anë të veprave është një shprehje e qartë e përkushtimit të tij për diversitetin dhe harmoninë etnike në vend.

https://www.datatransfer.com/VX30T#google_vignette

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share