Udhëheqësi i detyrës kryetar i aleancës për shqiptaret sot në një press konferencë për shtyp ka kundërshtuar emërimin e mundshëm të Viktor Dimovskit si ambasador në Francë. Ata cilësojnë se Dimovski ka gisht në shumë punë jo të mira të cilat janë vepruar në Maqedoninë e Veriut dhe për të cilat vendi ynë siç tha Taravari po vuan pasojat.
Ai i ka bërë thirrje Presidentit të shtetit, Qeverisë së vendit tonë por edhe udhëheqësisë së shtetit Francës që të refuzojnë një veprim të tillë.