Taravari thërret anëtarët e Kuvendit. Nga partia thonë se mbledhja është të shtunën

Përplasjet në ASH

Përplasjet brenda udhëheqësve të Aleancës për Shqiptarët vazhdojnë edhe sot. Nga emaili zyrtar i partisë sot kanë dërguar një kumtesë për mediat ku kërkohet që thirrjet e djeshme për takime në Kumanovë, ku do të jetë prezent kryetari i partisë, Arben Taravari nuk kanë të bëjnë me Kuvendin e partisë.

“Përgjatë ditës së djeshme një pjesë e kuvendarëve kanë marrë porosi për TUBIM në qytetin e Kumanovës dhe më pas për TAKIM me z.Taravari. Ajo që duam t’ju bëjmë me dije është që askush nuk duhet të bëhet pre e dezinformatave se mbahet Kuvendi i Partisë, sepse siç do të konkludoni vet edhe nga ftesa, bëhet fjalë për tubim dhe takim. Kuvendi i Partisë konform statutit të partisë është caktuar për të shtunën në resort Bushi ora 13.00”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkaq para dite janë shpërndarë njoftime me emër të kryetarit të Partisë, Arben Taravari, ku ftohen anëtarët e Kuvendit për tubim, në Kumanovë, pas të cilit do të ketë mbledhje të anëtarëve të Kuvendit të ASH-së.

“Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Partisë. Ftoheni ditën e enjte (8 shkurt, 2024), në orën 19.00 në hapësirat e ish-Komitetit në Kumanovë ku pas tubimit do të mbahet mbledhje e anëtarëve të Kuvendit të Partisë. Kryetari i partisë, Arben Taravari”, Porosi për tubim ASH-Kumanovë.

Që nga e diela kur kryetari i ASH-së njoftoi se do ti bashkëngjitet opozitës, e kryetari i Kuvendit të partisë Ziadin Sela e kundërshtoi këtë vendim, përplasjet me dy palëve në ASH marrin përmasa më të mëdha. Që dje, kanë filluar shkarkimet e të gjithë funksionarëve të ASH-së të cilët publikisht i mbështesin qëndrimet e kryetarit të partisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share