Taravari takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ushtrues detyre Arben Taravari, i shoqëruar nga Isen Shabani – kryetar i Komunës së Vrapçishtit dhe Ilire Dauti, deputete në kuvendin e RMV-së, u pritën në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në fillim të takimit, ata përgëzuan Kryeministrin Rama për lidershipin e dëshmuar nga Republika e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar si Kryesuese e OSBE-së dhe si anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ku Tirana ka luajtur rol vendimtar në rezolutat e ndryshme ndërkombëtare kundër agresionit rus ndaj Ukrainës. Kryetari Taravari shprehu bindjen se ky lidership po konfirmohet tani edhe me organizimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor i 6 dhjetorit, një ngjarje historike për Tiranën dhe tërë rajonin, që na bën të mburremi si shqiptarë.

Në takim, po ashtu u shpreh edhe njëherë mbështetja e parezervë që jep Aleanca për Shqiptarët për nismën e shtetit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku kërkohet rishikimi i Rezolutës 1782 të vitit 2011. Delegacioni i ASH-së, i shprehu falënderime Kryeministrit shqiptar për rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në bashkëpunimet rajonale, përfshirë solidaritetin shembullor me Maqedoninë e Veriut në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, ku dy vendet kanë ecur në paketë deri më tani.

Çështje tjera me interes të veçantë që u shtruan në këtë takim ishin edhe ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim vazhdimin e rrugës evropiane të RMV-së.

Taravari e njoftoi kryeministrin Rama për pakënaqësitë e ASH-së mbi progresin e Qeverisë së Shkupit në përfundimin e lidhjeve rajonale të infrastrukturës së transportit, duke kërkuar angazhimin e tij për konsolidim kalendarik dhe financiar në fushën e kulturës, me synim të krijimit të projekteve mbarëkombëtare në rajon, si dhe për krijimin e një Biblioteke Digjitale Shqiptare, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Aleanca për Shqiptarët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share