Taravari: Shqiptarët dhe maqedonasit të ndajnë tre postet më të larta në shtet!

ZGJEDHJET 2024

Për herë të parë kandidati shiptar të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe të hapet debati i madh rreth vendit të presidentit në sistemin tonë politik. Këto janë dy synimet e kandidatit presidencial të opozitës shqiptare, Arben Taravari.

Sipas Taravarit, platforma e tij presidenciale do të ndërtohet pikërisht rreth forcimit të demokracisë konsensuale, sic thotë, në linjën e mendimit të Arbën Xhaferit dhe synimi do të jetë që hapja e ardhshme e kushtetutës të përfshijë tre elemente:

1.Futjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë

2.Heqjen e 20 përqindëshit që definon gjuhën shqipe

3.Zgjedhjen e presidentit ta bëjmë në Kuvend e jo më përmes zgjedhjeve – tha Taravari.

Taravari, ka bërë ftesë publike, sic tha, për shiptarët dhe BDI-në, që të mbështesë vizionin dhe kandidaturën e tij.

“Tash e kemi mundësinë që së bashku të forcojme demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese. Tash mund të sigurojmë njëri nga tre postet kryesore shtetërore automatizëm t’u takojë shiptarëve, si kombi i dytë shumicë në Maqedoni” – tha Taravari.

Taravari thotë se në këtë mënyrë, në të ardhmen, forcat politike që përfaqësojnë dy kombësitë më të mëdha do të vendosin bashkë në Kuvend për shpërndarjen e tre posteve më të larta shtetërore./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share