Taravari, Sela apo Lloga – kush e drejton Aleancën për Shqiptarët?

Me ASH-në udhëheq anëtarësia e saj. Ky është vlerësimi i Elmi Azirit, i cili në Klan Debat u shpreh se kjo parti ka si qëllim që çdo anëtar ta shprehë mendimin e tij, pavarësisht nëse është në pajtim ose jo me drejtuesit e partisë.

“Kryetar i ASH-së është Arben Taravari. Absolutisht, ai udhëheq me të gjitha kompetencat që i përshkruan Statuti i partisë. Brenda ASH-së nuk ka fraksione dhe nuk do të ketë fraksione për shkak se asnjë mendim, asnjë ide, asnjë iniciativë nuk has në vesh të shurdhër, por të gjitha diskutohen”, deklaroi Aziri.

Sipas tij, zërat përpërçarje brenda ASH-së nuk janë të vërteta por janë dëshirë e brendshme e njerëzve jashtë ASH-së, të cilëve, siç thotë ai, iu pengon unifikimi i kësaj partie.

“Ziadin Sela e Arben Taravari si dy eksponentët kryesorë të ASH-së, kanë vetëdije të lartë edhe kombëtare edhe intelektuale edhe njerëzore. Kanë vetëdije të lartë për rolin e ASH-së në skenën politike”, tha mes tjerash Elmi Aziri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share