Taravari promovoi kandidaturën e tij për President të RMV-së

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Me propozim të propozim të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët dhe mbështetjen e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, numri një i ASH-së sot edhe zyrtarisht prezantoi kandidaturën e tij për president të shtetit. Në deklaratën e tij për media, ai porositi se, kjo është mundësi që diversitetin e vendit tonë ta shndërrojnë në artin e bashkëjetesës dhe harmonisë.

“Vendit i ka ardhur që të ketë një president shqiptar, jo teknikisht, por realisht. Uroj sukses për çdo kandidat dhe qoftë kjo fushatë një histori frymëzimi, evropianizim dhe triumfi. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tashmë shihet”, tha Arben Taravari.

Taravari do të kandidohet me grumbullimin e 10.000 nënshkrimeve, për shkak se si koalicion nuk kanë numër të mjaftueshëm të deputetëve. Sqaroi se përse kishte ndërruar mendje, kur fillimisht ishte prononcuar se nuk do të kandidohet për postin e Presidentit.

“Oferta ka pasur prej para një muaji, një muaj e gjysmë, unë kam thënë se, s’jam i interesuar, por në biseda që e kemi bërë bashkë me partitë e opozitës, bashkë edhe me miq, shokë, dashamirë, të cilët ja mendojnë të mirën këtij vendi, erdhëm në konkluzion se ky do të ishte njëri prej opsioneve më të mira. Jo se s’ka, ka mundësi edhe 100 opsione më të mira, por për momentin vendosëm që të dalë unë si kandidat për president”, tha Taravari.

Ai shtoi se tani e tutje, do të veprojnë si trup i përbashkët me opozitën shqiptare dhe të shtunën do ta zyrtarizojnë bashkëpunimin, përkatësisht një ditë para mbajtjes së kongresit të ASH, ku me iniciativë të kryetarit të Kuvendit të kësaj partie, do të votohet për propozimin për shkarkimin e Taravarit nga pozita aktuale që ka në këtë parti./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share