Kreu i ASH-së, Arben Taravari u shpreh se partia që drejton ai nuk e ka në plan ti bashkohet qeverisë. Taravari u shpreh se gjatë kësaj periudhe është i fokusuar në ristukturimin e partisë.
“Është një takim me strukturat e degës së Tetovës, një takim i rregullt këtë periudhë ne si kryesi e partisë praktikisht kemi vizituar gjitha degët, thamë se do fokusohemi në rikonstruimin e degëve nëndegëve dhe së bashku me Ziadinin kemi kalu gjitha degët nga Likova deri në Strugë dhe sot ishte ideja ti thirnim aktivistët tonë në Tetovë disa ishin të pakënaqur disa të kënaqur dhe ata që kanë qenë kritik ndaj nesh të ulemi dhe bisedojmë” – tha Taravari.
Ai më tej tha se nuk janë të interesuar për hyrje në qeveri.
“Nuk ka diçka të tillë ne për momentin jemi duke organizuar partinë ku gati çdo ditë jemi në terren duke i takuar strukturat” – tha Taravari. /KlanMacedonia/