Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”.
Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari, përcjellë Klan M.
Taravari tha se edhe komuna e Gostivarit ka kontribuar për manifestimin.
”Pr organizim të tillë vi herën e parë por kam qenë edhe disa herë tjera. Nuk ka gostivaras që nuk viziton Rekën e Epërme sepse ky rajon nuk i takon vetëm Gostivarit por edhe Mavrovë-Rostushë. Komuna e Gostivarit u mundua ta ndihmon këtë manifestim, shpresoj vitin tjetër të ketë edhe më shumë mysafir” – tha Taravari. /KlanMacedonia/