Taravari: Nuk biseduam për hyrje në Qeveri, akoma nuk kemi ofertë zyrtare

Pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Qeveri, kryetari në detyrë nga ASH-ja, Arben Taravari tha se ende nuk kanë marrë ofertë zyrtare për hyrje në Qeveri, përcjell Klan M.

”Konstatuam se rruga europiane e Maqedonisë së Veriut patjetër të vazhdon, normalisht ne si ASH do të jemi ndihmës i këtij procesi, gjithashtu biseduam edhe për korrupsionin, ligjet e bllokuara në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Tash për tash nuk biseduam konkretisht për hyrje në Qeveri, por kur të ketë diçka do ju informojmë me kohë. Nëse ka ofertë ne tani kemi komisionin për organizimin e kongresit, nëse ngelët pas kongresit do vendosim me organet e partisë” – deklaroi Taravari.

Në pyetjen nëse kjo Qeveri është kah fundi dhe mund të kemi zgjedhje të parakohshme, Taravari tha se:

”Eshte e vertetë se praktikisht Qeveria është në kuartalin e fundit të saj, por un mendoj se duhet të merren përgjegjsi dhe të vendoset në bazë të vullnetit të antarsise, pra nje referendum brenda partiak për të marrë vendime” – tha Taravari. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share