Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se janë shëruar 193 pacientë, prej të cilëve 100 janë shëruar në spitale dhe 93 në kushte shtëpiake. Gjendja e pacientëve të shtruar në spital është stabilizuar, dhe numri i atyre në gjendje kritike ka rënë në tre. Dy pacientë, një nga Polonia dhe një nga Belgjika, po kthehen në vend për mjekim të mëtejshëm.
20 pacientë mbeten të shtruar nëpër spitalet në vend dhe 80 pacientë mbeten ende jashtë shtetit, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
ARBEN TARAVARI- MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Gjithsej 193 pacientë sot shërohen, vetëm 100 pacientë, domethënë 93 pacientë sot shërohen në kushte shtëpiake dhe janë në gjendje shumë më të mirë, gjithsej 20 pacientë janë në Shkup dhe 80 pacientë janë jashtë vendit.”
Numri i pacientëve të cilët kanë qenë në gjendje më kritike është ulur, bëri të ditur Taravari. Sot në vend kthehet një pacient nga Polonia dhe njëri nga Belgjika.
ARBEN TARAVARI- MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Fatmirësisht, numri i pacientëve që janë shumë kritik sot është ulur në numrin tre, sot kthehen dy pacientë prej tyre, një prej Polonisë dhe një prej Belgjikës.”
Pesë pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike, shtatë në Spitalin e Vjetër, pesë në klinikën “8 Shtatori”, dhe tre pacientë tani më janë duke u lëshuar për mjekim shtëpiak. /tvklan.mk