Taravari në Klan Direkt shpalos katër shtyllat kryesore të platformës presidenciale të VLEN-it

Kandidati për president nga opozita shqiptare VLEN, Arben Taravari i ftuar në emisionin Klan Direkt ka prezantuar shtyllat kryesore të platformës presidenciale të VLEN-it.

Taravari përmendi disa çështje të rëndësishme shtetërore që duhet të zhvillohen më tutje, e poashtu dhe rrugën drejt integrimit të vendit në BE.

“Programi jonë ka katër shtylla në programin presidencial. E para, Integrimi i vendit në BE – Sepse, RMV-ja duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, pasuar nga Ndryshimet kushtetuese – si domosdoshmëri që të nisim bisedimet me BE-në dhe të ndryshohet preambula e kushtetutës, e poashtu të tërhiqet dhe 20 përqindëshi nëse hapet kushtetuta, sepse mirë tha presidenti aktual, Stevo Pendarovski që vendit tonë i duhet një kushtetutë e re sepse nuk është ajo që duhet. Shtylla e tretë është Shteti i së drejtës-Pra luftimi i korrupsionit duhet të bëhët patjetër, sepse po ka sinjale që në vendin tonë kemi një “epidemi” të këtij fenomeni dhe e fundit është ndalimi i migrimit, si njëra ndër brengat më të mëdha të qytetarëve”, deklaroi Taravari.

Taravari shtoi se programi do të mund të jetë i qasshëm online dhe për të gjithë qytetarëvet gjate ditëve në vijim. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share