Ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së Arben Taravari në paraqitjen e tij të fundit komentoi zhvillimet brenda BDI-së, ku tha se brenda BDI-së ka grup të zjarrit dhe grup të tenderit duke shtuar se atje zullumi është trashë dhe po pëlcet.
“Ju e shihni, ka grup të zjarrit, ka grup të tenderit, të flakës, nuk e di, ka grupe të ndryshme, atje zullumi është trashë dhe po pëlcet. Ata kanë pasiguri të madhe të brendshme dhe prandaj imponojnë tema për ta de-fokusuar opinionin prej asaj që ndodh në BDI”, tha Taravari. /KlanMacedonia