Taravari mohon se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për negociata të mundshme për hyrje në Qeveri

Ushtruesi i Detyrës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Radio Evropa e Lirë i pyetur rreth spekulimeve se a ka gjasa që të jenë pjesë e Qeverisë dhe nëse po, cilat janë ato kushte që ASH të jetë pjesë e Qeverisë, Taravari tha se nuk ka negociata për të hyrë në Qeveri, e sipas tij gjithë këto spekulime vijnë si pasojë e ngjarjeve brenda partiake në BDI. Mes tjerash Taravari mohon se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për negociata të mundshme për hyrjen në Qeveri.

“Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk jemi takuar me dikë. Mendoj se në BDI ka ngjarje shumë interesante dhe dalëngadalë po krijojnë kaos të brendshëm në mesin e tyre dhe përshtypja ime është se po e imponojnë idenë që Aleanca të hyjë në Qeveri. Nuk ka negociata dhe as nuk e kam takuar zotin Ali Ahmeti që nga viti 2017, nuk e kam takuar, po e them publikisht. Z. Kovaçevski nuk e kam parë deri para disa ditësh kur më thirri një i ri nga Tetova në hapjen e një qendre rinore në Tetovë. Po të kishte negociata, do t’ju kisha thënë, por nuk ka një gjë të tillë”, tha Taravari.

Sipas tij, këto tema diskutohen në opinion, për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet brenda BDI-së./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share