Taravari: Me një pako ta zgjidhim çështjen e stemës, himnit e 20%-shit

Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka, për pakon e masave me të cilat do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara, tha sot ministri i Shëndetësisë, nga Koalicioni VLEN, Arben Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimin e stemës shtetërore.

Siç tha Taravari, Maqedonia është një nga shtetet e rralla postsocialiste stema e së cilës nuk është ndryshuar.

“Unë mendoj se janë më shumë tema. Është fakt i pamohueshëm që stema dhe himni, në shtetet post socialiste dhe post komuniste, ndër të rrallat është Maqedonia ku nuk ka ndryshuar as himni, as stema. Kështu që ne jemi të gatshëm, flas në emër të VLEN-it, t’i hapim këto biseda, por t’i zgjedhim në pako disa çështje të pazgjidhura vite me radhë. Dmth këtu nënkuptoj himnin, stemën, 20%-shin në Kushtetutë, plot tema që janë mund se të imëta, që vazhdimisht prolongohen duke mos i zgjedhur. Ne kemi gatishmëri që të ulemi dhe t’i bisedojmë këto gjëra, por t’i zgjidhemi në një pako, që mos të merremi me këto çështje, të merremi me çështje ekonomike, me zhvillim ekonomik, me jetë më të mirë, me anti-korrupsion, me eurointegrime”, tha Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share