Taravari: Lena kërkon vëmendje/ Lena: Si duket ministri nuk ka qenë i vetëdishëm, kurdo jam i gatshëm të përballem!

Atë që e emëroj për drejtor para disa javëve, vetë ministri Taravari tani e kritikon se nuk e ka kryer punën  si duhet dhe andaj është zëvendësuar.

Sipas tij, ish drejtori i repartit të dializës në Strugë, Berat Lena, kërkon vëmendje në opnion. Taravari megjithatë nuk u prononcua nëse do të pranonte të ballafaqohej publikishtë me Lenën rreth deklaratëve të tij se nga ai është kërkuar të largojë nga puna shqiptarët me kontratë.

Nëse ka dikush që nuk e bënë detyrën si duhet mund t i zavendësojm me tjerë kjo vlenë për të gjitha institucionet dhe kjo do vazhdojë këshu për të gjithë njerëzit ata që nuk janë të përgjegjshëm në ushtrimin e detyrës të cilen ua jepë Ministria. Nuk është e vërtetë që dikush i ka kërkuar ai i ka vazhduar kontratat edhe atë dyfyshë më shumë maqedonëve  sesa shqiptarë” –

E ndaj kësaj Deklarate sërish ka reaguar  Lena, i cili për Klan Maqedoni ka thënë se kjo aspak nuk është e vertetë duke përsëritur edhe njëherë se Taravari ka kërkuar largimin e shiptarëve me kontratë nga puna.

”Sa i përketë vazhdimit të kontratave nuk është faji im që në numër më shumë janë maqedonas dhe më pak janë shqiptarë dhe unë i kam vazhduar të gjitha kontratat dhe nuk është e vertetë që më shumë ua kam vazhduar maqedonasve sesa shqiptarëve, por kur erdhi puna që të pyetemi do të ua vazhdojm ose jo ata më thanë jo thash po në grup ka edhe maqedonasë,  të dy në të njejten kohë thanë jo nuk na intereson për ato, ato mbajë” – tha Berat Lena, mjek.

Kujtojmë se Berat Lena vetëm 4 javë pas emërimit të tij në postin e drejtorit të repartit të dializës në Strugë dha dorëheqje pas, sic tha ai, presionit nga ana e ministrit Taravari që të mos ua vazhdojë kontratat e punës shqiptarëve në këtë spital. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share