Taravari, Kasami dhe Mexhiti në Prishtinë, nis takimi me Albin Kurtin

Dy ditë pasi Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër në Maqedoninë e Veriut, opozita shqiptare ka shkuar për vizitë në Prishtinë.

Arben Taravari, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami pasditen e sotme kanë shkuar për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një prononcim për media, Taravari dhe Mexhiti thanë se është takim vëllazëror, duke shtuar se në takim do të diskutohen zgjedhje e 8 majit ne Maqedoni./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share