Taravari: Ka ardhur momenti për heqjen e “gjuhës 20%”, partitë kanë rastin të bëjnë historinë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shprehet se heqja e “20%” nga Kushtetuta dhe të qëndrojë prerazi “gjuha shqipe”, duhet të ndodhë tani, me ndryshimet kushtetuese të cilat parashohin futjen e bullgarëve si komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Taravari thotë se pjesë e këtij momenti historik do të jenë të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe ato maqedonase, duke permendur liderër e tyre Dimitar Kovaçevski të LSDM-së dhe Hristijan Mickoski të VMRO-DPMNE-së.

“Aleanca për Shqiptarët është e lumtur që tashmë erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“. Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni”, vlerëson Taravari.

Sipas kryetarit të ASG-së, të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokratike, e veçanërisht evropiane.

“Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët. Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak”, thekson Arben Taravari

Lexo gjithashtu
Total
0
Share