Kreu i komunës Gostivarit Arben Taravari sw bashku me anëtarë të komunës përkujtuan dhe bënë homazhe mbi varret dhe përmendoret e dëshmorëve të Flamurit të cilët me 9 Korrik 1997 dhanë jetën e tyre për avancimin e drejtave të shqiptarëve në vend.
Qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës, përkujtojnë ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997, ngjarje kjo e ngelur në memorien e tyre si një datë sublime e krenarisë së dhimbshme shqiptare në mbrojtje të flamurit kombëtar.
Edhe ne si pushtet lokal sot kemi përkujtuar Dëshmorët e Flamurit, të cilët më 9 korrik të vitit 1997, dhanë jetën e tyre, për avancimin e të drejtave shqiptare dhe për flamurin kombëtar, Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël, dr.Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Milaim Dauti nga fshati Dobërdoll, , shkruan Taravari.
Me këtë rast, bëmë homazhe mbi varret dhe përmendoret e dëshmorëve.
9 Korriku i vitit 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen e shtetit me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut./KlanMacedonia/