Taravari: Gostivari me kuzhinë profesionale për ushqim të shëndetshëm dhe qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuara

Kryetari  i Gostivarit Arben Taravari ka njoftuar se Gostivari do të pasurohet me kuzhinë profesionale për ushqim të shëndetshëm dhe  gjithashtu do të hapet qendër trajnimi për personat me nevoja të veçanta.
Edhe një hap i rëndësishëm drejt themelimit të kuzhinës profesionale për ushqim të shëndetshëm dhe qendër trajnimi për personat me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera të ndjeshme të qytetarëve, ka shkruar Taravari.
Për këtë qëllim, zhvillojmë punime intenzive në terren me përfaqesuas të UNDP dhe sektorit privat, për mundësinë e zhvillimit të partneritetit publiko-privat (PPP) dhe komunën e Gostivarit. Kuzhina do të adaptohet në kuzhinën ekzistuese në lokacionin e ish-kolegjit “Jahja Kemal” në Gostivar.
Partnerit privat i ofrojmë mundësi që hapësira në kushte të caktuara të merret në afat të gjatë, për përdorim falas dhe të përdoret si kuzhinë profesionale për ushqim të shëndetshëm. Partneri privat do të jetë i detyruar të investojë në një pjesë të caktuar dhe ta përdorë atë për qëllime fitimprurëse. Në pjesën e partneritetit, pajisjet sigurohen nga UNDP, si dhe një tarifë e caktuar për çdo person të trajnuar.
Thirrja publike pritet të shpallet deri në fund të qershorit dhe urojmë që të fitojë ofertuesi më i mirë, ka shkruar Taravari në rrjetin e tij socvial facebook.
Aktiviteti mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoni. #CHinMk
/KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share